Shërohen 38 persona nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë janë shëruar edhe 28 persona nga koronavirusi, deri s ajanë konfirmuar edhe 10 raste të  tjera me ketë virus..

Numri i të shëruarve në total në Kosova nga COVID-19 ka arritur në 336.

“Sot më 02 maj 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e tetë (38) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej treqind e tridhjetë e gjashtë (336) raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Ndërkaq, të infektuar janë 823 persona me 22 veta të vdekur.