Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 163 pacientë nga koronavirusi.
IKSHPK thekson se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.
Po ashtu brenda 24 orëve të fundit me COVID-19 u konfirmuan edhe 205 raste të reja si dhe 11 vdekje.