Shërohen 139 pacientë nga koronavirusi

139 persona janë shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi .

“ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951”, thuhet në njoftim.