Sherebela me veti të mëdha kuruese! Ja dobitë e panjohura të bimës

herebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave te larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti. Ka edhe veti të tjera.

Mjekët popullorë e konsiderojnë sherebelën si një ndër ilaçet më të mira.

Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje.

Shkenca ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave te larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon nxjerrjen e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Sherebela ndihmon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikerpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Acidet lyrore që gjenden te sherebela kanë veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike.

Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një përbërje shumë e mirë për gargar për bajamet dhe grykët e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.

Ndër shekuj, çaji i sherebeles është përdorur për të kthjelluar mendjen dhe për të stimuluar funksionin e trurit. Sipas studimeve duket se sherebela mund të ketë efekt pozitiv për pacientet që vuajnë nga semundja e Alzheimer-it.

Si të bëni lëng sherebele:

• 1 kupe e gjysmë gjethe sherebele të freskët
• 1 litër ujë
• 10 kokrra star anise

Zieni gjethet në ujë për rreth 15 min. Kullojini, derdheni lëngun në një shishe sterile dhe mbylleni mirë. Përdoreni si për freskim të fytyrës, për të pastruar lëkurën me një pambuk të cilin e keni zhytur në të, ashtu edhe për të dhënë aromë të këndshme në trup.

Bëni një çaj me 1 kupë ujë që zien dhe 1 lugë të vogël sherebel të thare ose 2 lugë të freskët. Lëreni 5 minuta, kullojeni dhe hidhini pak mjaltë dhe pak limon.
Pini çajin e sherebeles 1 herë në ditë nga një kupë për 10 ditë radhazi. Bëni pushim 3-4 ditë dhe më pas rinisni.

Kujdes: gratë shtatzënë dhe ato që ushqejnë foshnjë me gji nuk duhet të përdorin çajin e sherebeles pasi mund të ndikojë në kontraksione të uterusit si dhe në uljen emështit të gjirit.