Kylian Mbappe për të shënuar në ndeshjen me Lille i mjaftuan më pak sekonda se kampionit Olimpik Marcel Jacobs për të përshkuar 100 m e garës së tij.
Fenomeni i Paris Saint germanit zhbllokoi rezultatin e sfidës së radhës në Ligue 1 me Lille, vetëm 8 sekonda nga starti i saj duke vendosur një rekord të ri në kampionatin francez si goli më i shpejtë, ndërkohë që është edhe një ndër golat më të shpejtë në të gjithë historinë e futbollit botëror.
Një gol që ishte fryt i një skeme që funksionoi në perfeksion.
Pas shkelmimit të topit të parë, ai shkon te messi që me një pasim lëshoi Mbappe drejt portës kundërshtare dhe talenti i përfaqësueses me një parabolë mposhti portierin e Lille për të shënuar golin e parë për Paris Saint Germaini me kampionët e Francës që më pas u lëshuan pa fre në zonën kundërshtare duke shënuar një rrebesh golash teksa e fituan ndeshjen me rezultatin 7-1.
Pas këtij goli rrufe Mbappe shënoi edhe 2 herë të tjerë për të plotësuar tregolëshin e tij personal, ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Neymar 2 herë, Messi dhe Hakimi.