Proteina është shumë e rëndësishme në organizmin e njeriut. Falë aminoacidëve që gjenden në proteinë, arrijmë të ngrihemi në këmbë dhe të vrapojmë. Të pasurit një baraspeshe të mirë nitrogjeni në trup është thelbësore për rritjen dhe riparimin e muskujve.
Mirëpo, problemi qëndron se nuk ushqehemi mjaftueshëm me proteina dhe ky veprim, ndikon negativisht në trup.
Por si ta dallojmë se nuk po konsumojmë proteina?
Më poshtë “Health Magazine” liston disa nga simptomat që ju tregojnë se kur duhet të shqetësoheni.
Dhimbje të muskujve dhe kockave
Kockat kanë nevojë për më shumë sesa vetëm kalcium. Ato kanë nevojë edhe për proteina. Kur nuk i furnizojmë mjaftueshëm organet dhe trupin me proteinë, trupi ynë detyrohet ta huazojë atë nga vende të tjera.
Flokët dhe thonjtë janë të brishtë
Proteina luan një rol shumë të rëndësishëm tek flokët dhe thonjtë. Ndaj nëse flokët ju bien si dhe thonjtë janë shumë të butë, atëherë shkaktari kryesor është mungesa e proteinave.
Muskuj të dobët
Nëse nuk po konsumon mjaftueshëm proteina, muskujt do të vijojnë të humbin sa më shumë peshë. Nëse shihni se vetëm muskujt dobësohen dhe trupi vijon të jetë njësoj, duhet të konsumoni sa më parë proteina.
Ndiheni të dobët
Ndoshta nuk do ndihesh i/e lodhur menjëherë, por nëse nuk konsumon mjaftueshëm proteinë do të ndiheni më të rraskapitur se zakonisht. Proteina është një komponent i hemoglobinës që është pranë qelizave të kuqe të gjakut dhe transporton oksigjen në të gjithë trupin. Ndaj për këtë arsye do të ndiheni të dobët.
Imunitet të dobët
Proteina ndihmon në ndërtimin e antitrupave, që ndërtohen nga sistemi imunitar i trupit për t’i luftuar bakteret dhe viruset. Nëse nuk konsumon mjaftueshëm proteinë, atëherë sistemi imunitar do të jetë më i dobët dhe do të prekeni më shpejt nga gripat dhe sëmundjet tjera.
Të rriturit kanë nevojë t’i konsumojnë rreth 0.8 gramë të proteinave në ditë, për çdo kilogram të peshës së tyre trupore. Ndërsa personat që bëjnë ushtrime të rregullta fizike dhe disa të rritur të tjerë, mund të kenë nevojë edhe për më shumë proteina.
Proteinat e shëndetshme vijnë nga ushqime të tillë si: mishi i shpendëve, si pula dhe bibani, mishi i kuq i lopës apo qengjit, mishi i peshkut si salmoni dhe tuna, produktet qumështore si qumështi dhe jogurti, perimet, vezët dhe të tjerë.
Për opsion sa më të shëndetshëm, zgjidhni të konsumoni proteina të dobëta që kanë pak yndyra dhe shmangni ushqimet e konservuara që përmbajnë proteina.