Shëndeti i mëlçisë, ushqimet më të mira kurative

Mëlçia është një organ aq i rëndësishëm sa ndonjëherë duket sikur ajo i ka frerët e pushtetit në organizëm.

Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve.

Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit. Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin. Ky artikull i AgroWeb.org rendit ushqimet më të mira që sigurojnë shëndetin e mëlçisë.

Çaji:

Çaji konsiderohet si i dobishëm për shëndetin, por studimet kanë treguar se ai është plot vlera veçanërisht për mëlçinë.  Një studim zbuloi se pirja e 5-10 filxhanëve me çaj mali në ditë përmirësonte treguesit e shëndetit të mëlçisë në gjak.

Boronicat:

Boronicat përmbajnë anthocianinë, antioksidantë që u japin këtyre frutave të pyllit ngjyrat e tyre të veçanta. Këto antioksidantë ofrojnë shumë vlera shëndetsore.

Konsumi i këtyre frutave për 3-4 javë e mbron mëlçinë nga dëmtimet. Për më tepër, boronicat rrisin ndërveprimin e qelizave imunitare dhe enzimave antioksiduese.

Rrushi:

Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut. Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.

Lëngu i panxharit:

Sipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që mbajnë emrin betalainë që mundet të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.

Është e arsyeshme të mendohet që ngrënia e panxharit në vetvete ka të njëjtat efekte shëndetsore. Lëngun e panxharit mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Perimet:

Perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.

Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme. Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.

Arrorët:

Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm. Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.

Peshku:

Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë. Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.

Vaji i ullirit:

Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit. Ky vaj ka ndikim pozitiv në mëlçi.

Akumulimi i yndyrnave në mëlçi është faza e parë e sëmundjes së saj. Ndaj ndikimi i vajit të ullirit në shëndetin e mëlçisë, por edhe aspekteve të tjera të shëndetit, e bën atë të rëndësishëm për një ushqyerje të shëndetshme. /AgroWeb/