Gjykata Supreme ka aprovuar pjesërisht ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Numrin dy të listës së kësaj partie, Shemsedin Dreshajn, e ka lejuar të garojë për deputetë.
Supremja ia lejon kandidimin Liburn Aliut e Labinotë Demit, Albin Kurti mbetet jashtë
“Edhe në rastin e pranimit të pjesshëm të ankesës së AAK-së, bëhet fjalë për vlerësimin e gabuar të afatit 3 vjeçar, ndërkohë që duhet referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e Supremes.