Shefki Kuqi mund të jetë selektori i ardhshëm i Kosovës

Shefki Kuqi mund të jetë Selektori i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës U-19.

Kuqi ka konfirmuar bisedimet me FFK-në ku ka shprehur entuziazmin e tij në lidhje me emërimin e tij si Selektor i Kosovës U-19.

“Kam pasur bisedime, por ende nuk ka diçka konkrete. Unë i kam thënë prej fillimit se nuk jam person që vetëm ta marr një detyrë, e di vlerën time dhe mendoj se jam një person se mund t’i ndihmoj një futbollisti të ri, i kam kaluar këto rrugë dhe e di se si është të arrish te suksesi”, tha ai.

“Dëshira ime është që Përfaqësuesja e Kosovës të ketë sukses. Është lavdi kur e udhëheq vendin tënd sesa një të huaj dhe tek unë qëllimi kryesor është që Kosova të ecë përpara dhe lojtarët tanë po luajnë jashtë”, shtoi ai për “Zëri.info”.

Sipas raportimeve, Kuqit nuk i kishin pëlqyer kushtet ekonomike që ofroi Kosova U-19.“Nuk është e vërtetë puna e kushteve financiare. Nuk kemi biseduar për këtë aspekt”, tha Kuqi. 

“Po të mos e ndieja veten i gatshëm, nuk do të aplikoja, e di se çfarë pune duhet dhe çfarë kushte ka dhe e di mentalitetin e popullit tonë kosovar. I mati gjërat para se të hyj diku dhe për këtu është hera e parë që kam shprehur interesim, kushtet kanë ndryshuar dhe potenciali është tjetër”, përfundoi ai.