Mbi 1 milion raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në SHBA gjatë një jave, me thuajse 190.000 infektime të shënuara vetëm në 24 orët e fundit.
Situata në vend sa vjen e përkeqësohet. Ky ritëm i rritjes së rasteve të reja, që thuhet të jetë dy apo tre herë më i lartë se mesatarja, rrezikon sipas ekspertëve të shtojë edhe më shumë presionin mbi sistemin shëndetësor të vendit edhe kështu mjaft të ngarkuar. Projekti për gjurmimin e COVID-19 në SHBA flet për më shumë se 82 mijë të shtruar në spitale në mbarë vendin, shifër kjo e rritur em 50% gjatë 10 ditëshit të fundit.
Numri i vdekjeve po ashtu është shtuar me mbi 1,332 të tilla në ditë. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, 22 shtete dhe një sërë qytetesh amerikane kanë vendosur kufizime që nisin nga kufizimet e qarkullimit të lëvizjes e deri tek izolimi i pjesshëm. Në Toronto të Kanadasë sakaq javën e ardhshme nis mbyllja e dytë.
Shumë vende të Evropës kanë marrë tashmë masa të forta që përfshijnë karantinën e pjesshme. Ka sinjale se këto hapa e ulur numrin e infektimeve, si në Francë, Itali, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuara, por autoritetet se është ende shpejt për të zbutur masat kufizuese.