SHBA-ja ka dëbuar 12 diplomatë rusë të misionit rus në Kombet e Bashkuara për shkaqe të sigurisë nacionale, raporton agjencia Reuters.
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia i ka thënë gazetarëve se diplomatëve u është kërkuar të largohen nga SHBA-ja deri më 7 mars. Ai ka thënë se Rusia do të reagojë ndaj kësaj lëvizje, pasi është praktikë diplomatike.
Nebenzia ka ngritur shqetësimin në fillim të takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot, ku po diskutohet për situatën në Ukrainë.
Ai e ka përshkruar lëvizjen e SHBA-së si armiqësore dhe si shkelje e përkushtimeve të saj si nikoqire e selisë së OKB-së në New York.
E zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills reagoi.
“Atyre diplomatëve që u është kërkuar të largohen nga SHBA-ja ishin të përfshirë në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë e tyre dhe obligimet si diplomatë”, ka thënë Mills.