Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë bërë thirrje që të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Gjykata Kushtetuesja, i ka dhënë “leje” formimit të Qeverisë Hoti.