Militantët e Hamasit kanë sulmuar gjatë orëve të para të ditës së sotme Izraelin duke shkaktuar edhe viktima ndër civilët. Tashmë kanë reaguar shumë liderë evropianë dhe botëror.
Njëri ndër ta është edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ka siguruar izraelitët se SHBA do të qëndron përkrah tyre në këto ditë të vështira.
Ai ka thënë se Uashingtoni po punon për të siguruar që Izraeli “të ketë atë që i nevojitet” për të mbrojtur veten, raporton skynews.