Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur rreth vendimit për liberalizmin e vizave për Kosovën që u miratua sot nga Parlamenti Evropian.
Shasha tha se qeveria po i merr krejt meritat për liberalizmin.
Ai tha se nëse kriteri i fundit është plotësuar nga kjo qeveri 94 janë plotësuar nga të tjerët.
“Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, tha Shasha