Xherdan Shaqiri shënoi golin e barazimit e më pas u zëvendësua në ndeshjen e Zvicrës ndaj Spanjës. Në bankinë është parë që Shaqiri ka pranuar trajtim mjekësor. Në fund Zvicra nëpërmjet penalltive u mposht nga Spanja.
“Jam shumë krenar me ekipin”, ka thënë Shaqiri, që ishte kapiten.
“Penalltitë janë disi 50 -50. Kam qenë nervoz duke parë goditjet nga pika e bardhë. Mendoj se na ka munguar pak fati sot”, ka shtuar Shaqiri.