Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri i ka tejkaluar probleme muskulore dhe pritet t’i kthehet gjatë kësaj jave në stërvitje skuadrës së Liverpoolit, ka njoftuar të hënën “liveropoolecho.co.uk”.
Shaqiri ka qenë për rreth pesë javë jashtë fushës pas problemeve muskulore, por ai do të jetë nga java e ardhshme në dispozicion të trajnerit, Jurgen Klopp.
Futbollisti 29-vjeçar është përballur me probleme të vazhdueshme me lëndime në vitet e fundit. Këtë edicion ai në të gjitha garat për skuadrën angleze luajti pesë ndeshje, ndërsa ka kontribuar me një gol dhe një asistim.
Është raportuar se ai do të largohet gjatë muajit janar nga skuadra e Liverpoolit.
Pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.