Xherdan Shaqiri ka kontribuar me një asistim në fitoren e parë sezonale të Chicago Fire në MLS.
Chicago fitoi të dielën 2:0, ndërsa Shaqiri asistoi për golin e parë të shënuar nga bullgari, Stanislav Ivanov në minutën e 32-të.
Për futbollistin kosovar të Zvicrës është asistimi i parë në dy ndeshjet e zhvilluara në kampionatin MLS.