Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-së për refuzimin e ankesës së kësaj partie lidhur me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar përfaqësuesi ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu.
PZAP dje njoftoi se ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vërtetuar kështu vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dje ka marrë vendim po ashtu që të certifikohen kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me përjashtim të atyre që kanë pasur probleme me ligjin.
Gjykata Supreme ka afat 72 orë që t’i përgjigjet ankesave të paraqitura.