Shala: S’e sulmova Gjushincen, ngjarja nuk ekziston

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, njëherit deputet i LDK-së, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë përplasje fizike mes tyre dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Shala është shprehur se ambientet e Kuvendit të Kosovës monitorohen vazhdimisht dhe sipas tij pretendimet e Vetëvendosjes janë të pavërteta.

”Unë në sallë nuk jam kundërpërgjigjur, por s’kam thënë asgjë që i referohet asaj natyre”.

”I gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo do të dëshmohet e do të hetohet”.

”Ambientet e Kuvendit të gjitha monitorohen dhe regjistrohen 24 orë. S’ka asgjë të vërtetë nga ajo që thotë Lëvizja Vetëvendosje”.

”Është rast i iniciuar, kemi deponuar deklaratat tona me rastin lidhur me këtë çështje”.

”Personale nuk e di, e politike po, debati nuk kishte të bënte me LDK-në,  ne s’jemi përfshirë në atë debat”.

”Ju mund të merrni diskutimin tim. Unë kam parashtruar pyetje ministres së Jashtme dhe kam bërë koment të shkurtëer për çështje të politikës së Jashtme”.