Deputeti i LDK-ë, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se administrata e SHBA-së nuk e donte kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.
“Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDK është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që administrata e SHBA-së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëheqte dialogun”, thotë Shala.
“Problemi kryesor ishte raporti me SHBA-në”, shton ai.
Shala thekson se me të dërguarin Special të SHBA-së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.
“LDK e di se raporti jonë me SHBA-në është ekzistencial”, tha Kujtim Shala.