Mesfushori Herolind Shala ka kërkuar falje për mos arritjen e synimit të Kosovës.
Kosova pësoi 2 me 1 në udhëtim te Maqedonia e Veriut, duke lëshuar mundësinë që të kualifikohet në Evropian.
Shala ka thënë se kanë bërë shumë gabime, sidomos duke pësuar dy gola shumë të lehtë.
“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pas shumë depërtime por skishim njerëz brenda 16shit, kemi pasur probleme sot, dhe kemi pësuar dy gola shumë të lehta”, ka thënë Shala.
Ai ka kërkuar falje për mos arritjen e objektivave.
“Kemi provuar me krijuar sa më shumë raste, por nuk ia dolëm. Duam ti kërkojmë falje popullit tonë, i kemi zhgënjyer dhe nuk kemi arritur synimin që kemi dashur. Iu kërkojmë shumë falje”, ka thënë Shala.