Shahini: Rreth 1 miliard euro humbjet nga pandemia deri në fund të vitit

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur konferencë për media me temë:  Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.  Çfarë janë humbjet në ekonominë e vendit dhe a ka zgjidhje që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të miratohet të enjtën nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini,  tha se është nevojë urgjente që nesër të miratohet Lgji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Unë ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër të votojnë pro ligjit “, tha ai.

Sipas tij, futja në qarkullim e rreth 200 milionë eurove të Trust-it do të jetë lehtësi edhe për bizneset edhe për qytetarët.

“Humbjet ekonomike deri në fund të vitit do të kenë rreth 1 miliard euro, këto bazohen në investimet e huaja, remitencat, qarkullimi i brendshëm dhe eksporti”, tha ai.

Kurse nënkryetari i AKB-së, Suad Berisha, vlerësoi se humbjet nga pandenia ka sjellë humbje të mijëra vendeve të punës.


 “Në Kosovë ka pasur rënie deri në 11 përqind të ekonomisë dhe duhet urgjentisht të punohet për të rikthyer rritjen ekonomike”, tha ai.

Ndërkaq Jahir Morina, anëtar bordi në AKB, deklaroi se se problemet politike kanë ndikuar shumë në ekonominë e vendit.

“Pandemia ka ndikuar shumë në vend, sektori që është prekur është edhe ndërtimtaria, sektor që ka të punësuar shumë”, tha ai.