Shahini: Qytetarët dhe bizneset morën 600 milionë euro kredi për konsum

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë marrë rreth 600 milionë euro kredi në banka dhe institucione financiare gjatë vitit të kaluar për të mbuluar shpenzimet e përditshme të konsumit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, deklaroi se ky fenomen është pasojë e pagave të ulëta, rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe kërkesave për një standard jetese më të lartë.

Sipas tij, kjo situatë është një tregues i presionit ekonomik të madh që përballojnë qytetarët dhe bizneset në vend.