Kosova si shenjë respekti për Europën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka BE, përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike ,politike,diplomatike dhe integruese. Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësorë e sidomos atë ekonomik,ku janë tërhequr shum projekte në vitin e kaluar por edhe këtë vitë nuk janë në plane buxhetore të Bashkimit Evropian për Kosovën.
Agim Shahini kryetari i AKB-ës tha se këto humbje janë dëm i madh për vendin dhe ekonominë.
“Vlera financiare e humbur nga sanksionet e BE-së kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë euro, kurse vlera penguese dhe integrues për Kosovë është shumë më e rënd se ajo financiare”, tha Shahini.