Sevilla ia doli të triumfojë me penallti në finalen e Europa Leagues ndaj Romës, duke e fituar këtë kompeticion për herë të 7 në histori, në harkun e 17 viteve.
Një meritë të padiskutueshme ka padyshim edhe trajneri Jose Luis Mendilibar, i cili mori drejtimin e skuadrës në një moment delikat, por ia doli ta udhëheqë drejt suksesit.
Dhe pikërisht për këtë triumf, tekniku është shpërblyer me rinovimin e kontratës deri në qershor të 2024-ës. Thënë ndryshe, Mendilibar do të ketë shansin të drejtojë skuadrën që nga fillimi i sezonit, për të treguar se meriton vërtetë të jetë në pankinën e klubit andaluzian.