Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj, po stërvitet i vetëm pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Sevillas këtë edicion.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se Januzaj është larguar nga ekipi i parë pasi trajneri Jose Luis Mendilibar nuk llogarit në shërbimet e tij. Ai po stërvitet i vetëm dhe është në pritje të ndonjë oferte, ndonëse ende asnjë ekip nuk e ka kontaktuar zyrtarisht Sevillan për shërbimet e tij.
Deri në fund të afatit kalimtar të verës kanë mbetur edhe një javë dhe te Sevilla po shpresojnë që çështja e Januzajt të zgjidhet, duke pasur parasysh se ai ka kontratë deri në vitin 2026. 28-vjeçari në muajt e fundit të edicionit të kaluar ishte i huazuar në Turqi te Istanbul Bashakshehiri, por ekipi turk nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. Ai shënoi 2 gola dhe asistoi 3 herë në 11 ndeshje kampionale. Januzaj iu bashkua Sevillas verën e shkuar si lojtar i lirë dhe në total i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje për ekipin nga La Liga.