Kamionët me mallra nga Kosova po lejohen sërish ta kalojnë kufirin me Serbinë, disa orë pas vënies së bllokadës nga autoritetet serbe, ka bërë të ditur një burim i KOHËS.
“Kamionët janë lëshuar të hyjnë prej orës 20:00”, ka thënë shkurt ky burim.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte bërë të ditur të hënën, përmes një statusi në Twitter se autoritetet serbe po mbanin të bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova. Këtë veprim, Abdixhiku e ka quajtur të papredecent.
Këtyre kamionëve u kërkohej një leje e veçantë për ta kaluar kufirin.