Serbia ka përgatitur notë proteste për Turqinë shkaku i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, i dha përkrahje Kosovës për anëtarësim në NATO.

Vuçiqi thotë se kështu “Turqia shkeli integritetin territorial të Serbisë”.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka përgatitur një notë proteste. Se a do t’ia dorëzojmë, do të vendosim sonte. Por sigurisht se këtë nuk e shohim si një veprim miqësor”, ka thënë Vuçiqi sot, përcjell “b92”.

Erdogan i dha mbështetje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Ankara të martën, duke thënë se “nuk duhet ta pyesim askënd për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO”.