Agjencia “Selo Tours” ka njoftuar se mbrëmë është vrarë pronari Selatin Janjeva.
Në njoftimin e bërë nga agjencia “Selo Tours” thuhet se Janjeva është vrarë në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.
“Të dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë. Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, mbrëmë Radio-televizioni i Novi Pazarit, ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet momenti i grindjes dhe më pas i shtënave që ishin fatale për pronarin e “Selo Tours”.