Selmanaj: Vetëvendosje do ta votonte edhe kundër anëtarësimin në NATO

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj në Rubikon ka folur rreth marrëveshje finale me Serbinë dhe vizitën e fundit të Qeverisë Hoti në Francë.

“Brenda javësh do t’i identifikojmë dhe adresojmë dilemat e Francës për liberalizim vizash. Njohja reciproke, kushti i Qeverisë Hoti për marrëveshje me Serbinë. Dialogu me Serbinë do të jetë aq transparent, sa nuk do të ketë vend për konspiracione”, ka thënë ai.

Tutje për marrëveshjet që duhet të votohen në Kuvend, Selmanaj për VV-në është skeptik.

“Dyshoj që edhe kur ta sjellim anëtarësimin në NATO, VV do të dilte kundër. Po e them si metaforë, kur po e shohim si po refuzojnë gjithçka”, tha Selmanaj.