Selmanaj: Turri për ta takuar Vjosa Osmanin është turr për ta rrëzuar LDK-në

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se çdo përpjekje për ta nda apo diferencuar Osmanin nga Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferuar mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

Sipas tij, “Turri dhe vrapi” për ta takuar Osmanin, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve të saj, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook.

Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

“ Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj.