Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, po shprehet i bindur që Gjykata Kushtetuese do të vendos pro formimit të Qeverisë së re.
Selmanaj u shpreh se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të jetë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak që sipas tij, kështu e thotë edhe Kushtetuta e vendit.
“Ne jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të formimit të Qeverisë së re. Kështu e thotë edhe Kushtetuta e vendit, që nuk mund ta mbajë peng asnjë parti politike formimin e asnjë qeverie dhe republika jonë e tregon qartë që fjalën përfundimtare për shkuarjen në zgjedhje e thonë përfaqësuesit e popullit, të cilët janë deputetët e Kuvendit”, tha deputeti Driton Selmanaj në Debat Plus.