Në një grup në “Facebook” të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje janë publikuar numrat e telefonave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në atë grup është kërkuar që t’iu dërgohen mesazhe të gjithë deputetëve që të mos e votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
E 113 mesazhe të tilla kanë shkuar në adresë të deputetit të LDK’së, Driton Selmanaj.
Për një gjë të tillë ka treguar vetë ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, duke i kërkuar Kurtit që të ndalë propagandën që po bëhet nga militantët te Vetëvendosjes.
“Z. Kryeministër ndaleni propagandën, 113 sms-a i kam marrë deri tash. Edhe prej Zvicrës kanë nis mem ardhë mesazhe”, ka thënë Selmanaj, raporton Gazeta Express.
Ai ka treguar se në këto mesazhe i është thënë ‘mos ma vjedh votën’.