Selmanaj: E papërgjegjshme sjellja e Kurtit ndaj SHBA-së

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se me sjelljet e tij, Kurti bëri që SHBA-të të krijonin një raport mosbesimi ndaj tij, sa nuk do të diskutonin me të edhe nëse do të hiqej reciprociteti.

Sipas tij, SHBA-ja ndaloi komunikimin me Qeverinë Kurti, ndërkohë komunikuan me Hotin.

“Ka pasur takime në mes të Hotit e Kurtit ku ne kemi kërkuar heqjen e tarifës”, shpjegon Selmanaj.

“Në momentin që ne kemi ardhur në qeveri kemi marrë kërkesën për largimin e reciprocitetit”, tha ai.

“Tarifa ka qene aksidentale, ka qenë popullore por ka qenë e pamenduar dhe analizuar mirë me miqtë tanë. Edhe kur të vendosim masa ekonomike për qëllime politike duhet të konsultohemi me miqtë tanë”, shpjegon ai.

“Komunikimi i LDK-së me SHBA-në ka qenë i përditshëm. Me miq diskutohet çdo detaj”, theksoi zëvendëskryeministri Selmanaj.