Selimi takon Klinakun: Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë̈ luftëtarëve të lirisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Selimi ka thënë se dikasteri që e drejton do të iu dalë në mbështetje luftëtarëve të UÇK-së, transmeton Klan Kosova.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, është shprehur Selimi.