Ish-deputeti nga radhët e Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, ka ironizuar me takimin që do të zhvillohet në Uashington duke thënë se “takimi për marrëveshje ekonomike është sikur “vici” me luftën në Slloveni, tha ‘na u bojshim kishe po i sulomojmë, e ata po mbrohen’”.
“Serbia është e domosdoshme për krejt elitën politike në Kosovë, pa të nuk kanë asgjë për të thënë asnjëri” është shprehur ai.
Postimi i plotë:
Ky takimi në Washington për marrëveshje ekonomike është sikur ai vici me luftën në Slloveni, tha na u bojshim kishe po i sulmojm, e ata kishe po mbrohen!
Partneri kryesor tregtar i Kosovës tash e 21 vite është Serbia, indikator më të mirë të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve se ky nuk ka!
Serbia është e domosdoshme për krejt eliten politike në Kosovë, pa të nuk kanë asgjë për të thënë asnjëri!
Vetëm paramendojeni një Kosovë ku dialogu me Serbinë nuk është temë, çka kishin fol këto kuadro defiçitare.