Sejdiu: Janë katër mundësi për të bërë Qeveri

Analisti politik, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se nuk mund të ketë ngërç politik.

Ai është shprehur se janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që sipas tij, ndërtojnë qeveri, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk ka ngërç politik, s’mund të ketë ngërç politik në një situatë ku janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri. Nëse i shikon votat e partive politike, janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që ndërtojnë qeveri”.

“Për çfarë ngërç politik po flitet, po flitet për mungesë esenciale të kuptimit të demokracisë, e që është dialogu, diskutimi dhe kompromisi”, u shpreh tutje Sejdiu.