Seanca e Kuvendit të Kosovës, për mocionin e kërkuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti, do të bahet të mërkurën në orën 11:00.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili ka thënë se ata janë kundër mbajtjes së seancës në këto kushte shkruan Gazeta Stop.
“LDK ka zgjedhur ta luftojë Qeverinë. Ne kemi zgjedhur ta luftojmë koronavirusin”.
“Në votimin e Mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kanë qenë katër vota për dhe dy vota kundër, nga gjithsej gjashtë anëtarët e kryesisë. Kryetarja dhe nënkryetarja kanë votuar që kjo seance të mbahet në kushte tjera”, tha shefi i deputetëve të VV-së , Rexhep Selimi.
Por sipas tij, edhe pse kanë qenë kundër mbajtjes së seancës votat e opozitës dhe LDK-së, e kanë vendosur që ajo të mbahet nesër në orën 11:00.
Selimi ka thënë se kundër mbajtjes së seancës ka qen edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arberie Nagavci.