Seanca para-dëgjimore ndaj ish zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqit do të bëhet më 9 nëntor duke filluar nga ora 11:00.
Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale në aktakuzën e publikuar ndaj Krasniqit, Thaçit, Veselit dhe Selimit, shkruan lajmi.net.
Në këtë aktakuzë, Krasniqi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte, ndalim dhe trajtim i paligjshëm, tortura e vrasje.
Gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kryer operacionet nga Specialja me ç’rast Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë dërguar në Hagë.