Seanca e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës, e kërkuar nga opozita, pritet të mbahet para seancës së rregullt plenare që ishte paraparë për në orën 11:00.
Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve opozitarë.
“Sot kam bërë një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme. Kemi kërkuar debat parlamentar lidhur me vendimin e ZRrE-së që për ne është një vendim politik dhe diskriminues dhe i cili duhet të revokohet. Ky vendim bie ekskluzivisht mbi supet e qytetarëve të Kosovës duke amnistuar një pjesë të shoqërisë dhe bizneseve. Si parti opozitare kemi dorëzuar 40 nënshkrime të cilat janë të deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ku në emër të tri grupeve parlamentare opozitare kemi kërkuar një seancë e cila do të mbahet sot në ora 10:50. Edhe ashtu kemi një seancë e cila mund të presë dhe për ne kjo është tema më e rëndësishme”.