Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli

Zyrtarët e Superligës së Arabisë Saudite e shohin Mohamed Salah si “nënshkrimin perfekt”, por besimi po zbehet se ylli i Liverpooli do të largohet këtë verë.

Sipas The i Paper, pavarësisht një oferte nga Al-Hilal me vlerë 65 milionë funte gjatë dy sezoneve, burimet sugjerojnë se Salah po përdor interesin saudit për të forcuar negociatat e tij për kontratën.

“Ne e duam atë, por ka pak indikacione se ai po konsideron një lëvizje”, ka thënë një këshilltar i lartë i ligës

Salah, tani 32 vjeç, është në formë të mirë, duke udhëhequr Liverpoolin drejt titullit dhe duke u ngjitur në top listat e golashënuesve të të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Përqendrimi i tij në vlerësimet personale dhe bisedimet e vazhdueshme të Liverpoolit për kontratën me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold kanë nxitur më tej dyshimet.

Ndërsa liga saudite mbetet e interesuar për Salah, zyrtarët këmbëngulin se rritja e tyre nuk varet më nga nënshkrimi i yjeve në moshë.

Me talentet si Joao Cancelo dhe Ruben Neves tashmë në Arabi, vëmendja mund të zhvendoset te lojtarët e tjerë të Liverpool, duke përfshirë Darwin Nunez.