Sasia e nevojshme e hudhrës për ta ulur yndyrën në gjak

Hudhra është një ndër bimët që është përdorur më së shumti për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Ndërkohë që niveli i tepërt i yndyrës në gjak, mund të krijojë probleme të shumta shëndetësore, India.com ka shkruar se shumë persona mund ta zbresin nivelin e kolesterolit duke ngrënë një sasi të caktuar të hudhrës.

Edhe pse nuk ka ndonjë udhëzim të caktuat për përdorimin e hudhrës për menaxhim të kolestetoli të lartë, studimet sugjerojnë se konsumim i 1 deri në 2 thelpinjve hudhër në ditë, mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës se pashëndetshme në gjak.

Kjo sasi në përgjithësi konsiderohet të jetë e duhura për t’u konsumuar në baza ditore pa pasur efekte anësore të padëshiruara.

Komponenti kryesor, që ndodhet në hudhër, i cili kontribuon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak është allicini. Ky komponim lirohet kur hudhra copëtohet apo shtypet.

Allicini, për ta ulur nivelin e yndyrës së pashëndetshme(LDL), vepron duke rritur nivelin e yndyrës së shëndetshme (HDL).

Ky komponim gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ulë tensionin e lartë të tij, të dyja këto, përfitime pozitive për shëndetin e zemrës.