Bademet njihen si arrore shumë të shëndetshme kur bëhet fjalë për funksionimin e trurit, janë burim i mirë i proteinave e të mbushura me fibra, ndërkohë që nuk përmbajnë sheqer e kripëra. Ato përmbajnë edhe vitaminë E, magnez e kalium.
Por konsumimi i një sasie të tepruar brenda ditës, mund të mos kontribuojë në të mirë të shëndetit.
Dietologia, Ritika Samassar, ka thënë për India.com se sasia që duhet konsumuar të rriturit brenda një dite, është 20 deri në 25 bademe, kurse fëmijët 10.
Ajo ka bërë të ditur se këto arrore janë shumë të shëndetshme dhe koha më e mirë për t’i konsumuar është mëngjesi.
“Mund t’i konsumoni edhe në drekë e darkë, por nuk duhet tepruar sepse mund të kenë efekte anësore”, ka thënë dietologia.
Një ndër efektet anësore të bademeve është problemi me tretjen. Bademet përmbajnë shumë fibra, të cilat janë të mira për tretjen. Por nëse përnjëherë e shumë shpejtë dikush konsumon bademe, mund të ketë probleme të tilla si ndjenja i të qenit i fryrë, gazra e diarre.
Një tjetër efekt anësor i këtyre arroreve është përmbajtja e oxalateve. Si shumë arrore e fara të tjera, bademet përmbajnë oxalate, një komponim natyral i tyre. Oxalatet mund të ndikojnë në formimin e gurëve të veshka.
Shtimi i peshës mund të jetë një tjetër efekt anësore nga bademet. Bademet përveç që janë të mbushura me vlera ushqyese, përmbajnë edhe kalori, shtimi i tyre mbi ushqime që tashmë kanë kalori, mund të kontribuojë në shtim të peshës.