Ledri Vula prej kohësh vuan nga sëmundja vitiligo, një gjendje në të cilën lëkura humb melaninën. Kjo gjë duket të mos jetë aspak problem për Sarën, e cila ka bërë një gjest të ëmbël.
Blogerja ka postuar në Instastory një foto ku Ledri ka vendosur dorën e tij tek këmba e saj dhe në pah duken shenjat e lëkurës.
“Vitilgo nuk është dukur asnjëherë kaq cool”, shkruan Sara, duke lënë të kuptohet se sëmundja e reperit i duket e veçantë.
