Mbi 120 minatorët që kishin mbetur të ngujuar në kombinatin Trepça kanë filluar të dalin nga miniera.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në këtë ndërmarrje, Gani Osmani.
Mbi 120 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar, shkak defekti me rrymë
“Është sanuar defekti i rrymës. Tashmë kanë filluar të dalin mbi 120 minatorët e ngujuar. Nuk ka të lënduar”, konfirmoi Osmani.
Kryeshefi i Trepçës flet për minatorët e ngujuar
Mbi 120 minatorë që nga mëngjesi kanë mbetur të ngujuar në minierën e kombinatit Trepça.
Osmani po ashtu ka shtuar se kjo ka ardhur si shkak i defektit me rrymë. Ai shton se deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.