Një raport i ri sugjeron se Samsungu ka rreth 50 milionë telefona, të cilët kanë “ngecur” në stoqet e distributorëve dhe nuk u janë shitur konsumatorëve, shkruan Bloomberg.
Samsungu parashikon se do të shesë 270 milionë telefona në vitin 2022, dhe 50 milionë janë rreth 18 për qind e këtij numri. E gjithë kjo së bashku sjell shqetësim në radhët e kompanisë koreano-jugore.
Shumica e telefonave të pashitur janë modele nga seria Galaxy A, e cila i përket segmentit të mesëm të tregut.
Rënia e kërkesave për telefona Samsung të tregut të mesëm lidhet kryesisht me krizën ekonomike.
Më herët pati raportime se Samsungu ka vendosur të reduktojë prodhimin e telefonave të saj me 30 milionë kopje këtë vit. Mbetet për t’u parë nëse situata do të përmirësohet në gjysmën e dytë të vitit.