Samsung tashmë është goditur nga pasojat e koronavirusit pasi kompania fajësoi virusin në performancën e dobët të shitjeve të linjës së saj të fundit të gjeneratës Galaxy S20.
SARS-CoV-2 goditi përsëri kundër Samsung pasi gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut duhej të mbyllte një nga fabrikat e saj për shkak të një punëtori që u vërtetua pozitiv për koronavirus.
Fabrika ndodhet në Gumi, në afërsi të Daegu, epiqendra e shpërthimit të virusit në Korenë Jugore.
Fabrika do të rihapet të martën pasi objekti ku punonjësi i infektuar ka punuar do të dezinfektohet, dhe të gjitha masat e sigurisë do të jenë marrë.
Sipas disa raporteve, fabrika Gumi është ajo e cila është kryesisht përgjegjëse e prodhimit të Galaxy Z Flip, që po funksionon me të vërtetë mirë në treg, në krahasim me homologët jo të palosshëm. /Telegrafi/