Kryetari i Degës i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se e ka vizituar deputeten e këtij subjekti, Ganimete Musliu, e cila i është nënshtruar një operacioni në zemër në Gjermani.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka uruar asaj shërim sa më të shpejtë.
“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër”.
“Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë. Shërim sa më të shpejtë!”, ka thënë Lushtaku.