Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me Sami Lushtakun, në në natën e ndërrimit të moteve kanë vizituar Haxhi Thaçin, prindin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur Lushtaku përmes një postimi në facebook duke uruar që viti 2023 të jetë vit i drejtësisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
“Urimet më të mira edhe për Bacën Haxhi Thaçi, babain e Presidentit Hashim Thaçi, me rastin e Vitit të Ri 2023.
Urojmë që viti 2023 të jetë vit i drejtësisë për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tjerë të cilët padrejtësisht po mbahen prapa grilave në Hagë.
Gëzuar e shëndet Baca Haxhi!” ka shkruar ai.