Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik ka kundërshtuar punësimet familjare nga Qeveria Kurti.
Me një mbishkrim të vendosur në ndërtesën e Qeverisë: “Sallë dasmash, këndon: Besnik Bislimi”, PSD-ja proteston ndaj punësimeve të fundit nga ana e ekzekutivit.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, tha se do të jenë të zëshëm çdo herë në mënyrë që kjo tendencë të ndalet.
“Dasmat janë për ahengjet private, s’ka dasma nëpër ministria,thoshte Kurti dikur. Qeveria tani është një sallë dasmash, muzika ndërrohet sipas dëshirës, kemi parë punësimet familjare të cilat Kurti i ka kundërshtuar. Punësimet në baza favorizuar penalizojnë qytetarët, kjo tendencë duhet të ndalet. Ne do të përpiqemi që t’i bëjmë sa më të zëshme. Ky është vazhdim i avazit të vjetër”, tha Kuçi.
“Si fillim duhet t’i demaskojmë. Nuk do t’i lëmë të kalojnë në heshtje. Duhet që këtë tendencë ta parandalojmë me aktivizëm”, shtoi zëdhënësja e PSD-së, Natyrë Kuçi.